7 arsye pse duhet të zgjidhni depilimin me laser

Klinika San Luca
4 min readJan 8, 2021

--

Nëse dëshironi të hiqni qafe qimet e tepërta në këmbë, fytyrë, krahë, sqetulla ose bikini, keni disa mundësi. Teksa depilimi me dyll dhe rruajtja janë disa nga opsionet më të zakonshme, shpesh mund të shoqërohen me probleme.

Që të përdorni dyllin duhet të rrisni qimet tuaja mjaftueshëm sa për ta bërë proçedurën efektive, gjë që nënkupton se disa ditë duhet të duroni me qime të rritura. Rruajtja me brisk kërkon përsëritje të shpeshtë. Të dyja zgjidhjet kërkojnë mirëmbajtje të rregullt dhe kostot e bashkëlidhura mund të shtohen me kalimin e kohës.

1- Epilimi me laser është kosto-efektiv

Epilimi me laser (shpesh i njohur si depilimi me lazer) ka një çmim më të lartë fillestar të shoqëruar me kursimin e kohës, por mendoni për metodat e eliminimit të qimeve që përdorni çdo javë ose madje çdo ditë. Nga trajtimet periodike me dyll deri tek kremërat për depilim dhe heqja e qimeve me brisk, afatgjatë shpenzimet tuaja janë më të larta.

Epilimi me laser me tri gjatësi vale (Aleksandrite, Diode dhe NdYag) është një investim i zgjuar në kohë dhe në para. Ndërsa epilimi me laser mund të kushtojë më shumë në fillim, ju paguani vetëm një herë për një trajtim që zgjat për një kohë shumë të gjatë. Përveç kësaj, ju do t’i kurseni vetes shumë kohë.

2- Ju mund të zgjidhni për epilimin me laser çdo kohë

Të presësh për trajtimin me dyll mund të jetë stresuese, pasi mund të shkosh në takim me estetisten vetëm nëse qimja ka gjatësi të mjaftueshme. Përveç kësaj, ju mund të ndiheni pak në siklet duke i parë qimet të rriten. Me epilimin me laser lëkura juaj mund të jetë e butë si e një bebi dhe në të njëjtën kohë ju mund të kryeni trajtimin — në fakt, do t’ju rekomandohet që ju të kaloni briskun këmbët para çdo seance. Në cfarëdo faze që të jeni me rritjen e qimeve, ju mund të linin jë takim për epilimin me laser.

3- Epilimi me laser është më preciz!

Kur shkoni për një takim për depilimin me dyll, ju po hiqni vetëm qimet që mund të shikoni. Qimet që nuk shihen me sy të lirë do të rriten dhe do bëhen të dukshme shumë shpejt.

Sidoqoftë, epilimi me laser me tre gjatësi vale (Alexandrite, Diode dhe NdYag) është shumë më i saktë — kjo proçedurë synon rrënjën e qimeve në folikuj. Si rezultat, epilimi me laser nuk lë hapësirë që të mbeten qime.

4- Epilimi me laser, arma më e mirë kundër qimeve nën lëkurë

Edhe heqja e qimeve me brisk ka disavantazhet e veta, duhet të merresh me prerjet nga brisku, djegien dhe irritimin e lëkurës. Sidoqoftë, kur zgjidhni heqjen e qimeve me laser, eliminoni një herë e përgjithmonë problemin e qimeve nën lëkurë.

5- Epilimi me laser është i shpejtë dhe efektiv

Një nga benefitet më të pabesueshme të epilimit me laser është shpejtësia dhe efektiviteti i trajtimit. Pjesa më e madhe e pacientëve në Klinikën San Luca kanë rezultate brenda 6–8 seancave, duke reduktuar nevojën e heqjes së qimeve një herë e përgjithmonë. Edhe pse mund t’iu duhet të kryeni disa seanca, epilimi me laser është shumë i shpejtë — duke e krahasuar sidomos me gjithë kohën që ju do të shpenzonit me rruatjen ose depilimin me dyll. Koha totale do të varet nga madhësia e zonës që po trajtoni, por mund të duhen më pak se 20 minuta për zonën e bikini ose sqetullave deri në 50 minuta per këmbët ose shpinën.

6- Epilimi me laser ka efekte anësore minimale

Epilimi me laser ka disa efekte të vogla anësore, si të gjitha proçedurat e heqjes së qimeve, por pjesa më e madhe e pacientëve nuk kanë efekte anësore. Ata që kanë efekte anësore i përjetojnë vetëm pak orë. Krahasuar me metodat trandicionale të heqjes së qimeve të tilla si rruajtja ose depilimi me dyll, do të reduktoni në mënyrë të konsiderueshme shanset tuaja për të zhvilluar skuqje, acarim, enjtje ose pigmentim.

7- Ju mund të eliminoni qimet në çdo pjesë të trupit!

Rruajtja dhe depilimi me dyll nuk funksionojnë për çdo pjesë të trupit, në fakt, nëse kryeni proçedurën e gabuar të trupit mund të cojë në irritim dhe dhimbje. Epilimin me laser ju mund ta kryeni në çdo pjesë të trupit. Ju mund të hiqni qimet e padëshiruara nga zona të ndjeshme sic janë fytyra juaj, sqetullat ose linja e bikinit ose nga zona më të mëdha siç janë këmbët, krahët ose shpina.

Kur krahasoni epilimin laser me metodat e tjera, është e qartë se cila sjell rezultate dhe kënaqësi më të lart. Harrojini zgjedhjet e tjera, epilimi laser është fjala e fundit!

Me teper mbi depilim me lazer

--

--